
Alex Song shumë shpejt mund ta shohë vetën prapa hekurave. Ai akuzohet se ka rrahur një student në qytetin Douala të Kamerunit gjë e cila mund t′i kushtojë atij burgosjen.
Mesfushori i Arsenalit akuzohet për plagosje me dashje, kurse incidenti ka ndodhur në qytetin e tij të lindjes në Douala të Kamerunit muajin e kaluar. Song nuk është arrestuar, kështu që nuk ka nevojë të paraqitet në seancën dëgjimore që do të mbahet më 18 gusht.
Por, nëse ai shpallet fajtor, mund të dënohet me dy vjet burg. Song, megjithatë, insiston se nuk e ka prekur studentin në natën e shtatë qershorit.