Wednesday, July 6, 2011

Bogdani: Cana do të ketë sukses në Itali


Cesena, 5 korrik – Sulmuesi me eksperiencë shqiptar në Serie A, Erion Bogdani, i cili luan me Cesenen, e përshendeti kalimin e Lorik Canës në Itali, te ekipi i Lazio Romës. 34 vjeçari në Itali luan prej 11 vjetesh. “Jam i kënaqur që Loriku kaloi te Lazio dhe i uroj shumë suksese atij. Lazio është një ekip i madh, tepër mediatik dhe gjithnjë në qendër të vëmendjes. Unë mendoj se Loriku do të ketë sukses, pasi ka potencialin e duhur”. Ish-sulmuesi i rritur te Partizani ka veshur në Itali fanellën e shtate ekipeve: Reggina, Salernitana, Verona, Chievo, Siena, Livorno dhe ate aktuale, Cesena, duke shënuar në total 67 gola. “Unë si sulmues kundër Canes si mbrojtës? Nuk jemi përballur kurrë kundër njeri-tjetrit. Megjithatë e siguroj se në Cesena fitoj unë, ndërsa në Romë fiton ai”, tha Bogdani.