
Berlin, 5 korrik – futbollistja shqiptare nga Kosova e kombëtares së Gjermanisë, Fatmire “Lira” Bajramaj ka luajtur ndeshjen e parë si titullarë në kampionatin botëror që po mbahet në Gjermani. Lira luajti gjatë tërë 90 minutave në fitoren që gjermanet e arritën ndaj Francës (4:2). 23 vjeçarja është ndëshkuar një herë me karton të verdhë në minutën 82. Në minutën 66 të ndeshjes, Bajramaj ka pësuar një lëndim që e ka lënë jashtë fushës për disa minuta, por ajo ka gjetur forcë dhe është kthyer në fushë për të përfunduar ndeshjen. Mediat në Gjermani e kanë kritikuar lënien në bankinë të Bajramajt në dy ndeshjet e para dhe duket se kanë pasur shumë të drejtë.