Wednesday, May 18, 2011

United në kontakt me Realin për Benzema


Klubi anglez, Manchester United është në kontakt me gjigantin spanjoll, Real Madridin për të biseduar rreth sulmuesit të Los Blancos, Karim Benzema.

Ferguson për një kohë të gjatë është duke e kërkuar Benzeman ndërsa kur ky i fundit ishte ende lojtar i Lyonit, menaxheri i United, bëri njër ofertë prej 40 milion euro për të.
El Confidencial tregon se United është duke përgatitur një shumë prej 35 milion euro për t’i bindur drejtuesit e Realit për ta shitur francezin.
Benzema nuk ishte në formën e tij më të mirë në këtë sezon dhe për këtë arsye shumë herë nuk u paraqit fare në formacion startues, dhe kjo mund të jetë arsyeja kryesore e largimit të tij nga Reali.