Wednesday, May 18, 2011

Edhe Xavi në radarin e Cityt


Manchester City padyshim që do të quhet ‘çmenduria e merkatos’ pasi tani pas interesimit te Andres Iniesta Milionerët kanë kthyer radarin e tyre te klubi i njëjtë port e një lojtar tjetër, bëhet fjalë për Xavi Hernandez.
Xavi padyshim që është model për futbollin modern dhe me klasin dhe qetësin e tij ka fituar nofkën si ‘mesfushori më i mirë në botë’.
Ende nuk është treguar shuma e parave por mediat angleze sigurojnë se Manchester City është duke shikuar të transferoj Xavin i cili ishte finalist në garën për topin e artë.
Barcelona për një kohë të gjatë është duke kërkuar mesfushorin e Arsenalit, Fabregas por Blaugranët nuk kanë arritur ta transferojnë ende sepse nuk kanë para por me paratë që do t’i fitonin nga shitja e Xavit ata mund të transferonin kapitenin e Arsenalit.