Saturday, May 7, 2011

Torres: Duhet të shënojmë shumë në ndeshjet e mbetura,


Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres ka thënë se klubi i tij duhet të shënoj më shumë gola edhe pse ai vet nuk është duke e bërë këtë gjë pasi është transferuar te Blutë në Janar për një çmim rekord.

"Hapi i pari është të shënojmë fitore kundër Manchester United dhe tani ne e dimë se ata kanë kapacitet të shënojnë shumë gola në dy ndeshje që kanë mbetur deri në fund të sezonit".

"Pas United ne kemi një ndeshje në shtëpi dhe shpresoj që me ndihëm e fansave do të shënojmë fitore me shumë gola, dhe ndoshta kjo do ta bëj diferencën".

"Gjëja kryesore është besimi. Nëse ju besoni në futboll atëherë gjithçka mund të ndodhë. Ne mund të fitojmë titullin por fitorja kundër United kurrë nuk është e lehtë": tha Torres.