
Superylli kolumbian, Radamel Falcao është lidhur me një kalim te gjiganti spanjoll, Real Madridi i cili është duke e përgatitur ofertën për të.
Raportet nga Portugalia tregojnë se klauzola e blerjes së Radamel Falcaos është 30 milion euro për Real Madridi për lojtarin ofron plotë 25 euro që do të jenë të mjaftueshme për ta transferuar atë në fund të sezonit.
Sipas të gjitha gjasave Emmanuel Adebayor do të rikthehet te Manchester City ndërsa në vend të tij do të jetë pikërisht Falcao i cili në këtë sezon me formën e tij e ka tronditur tërë Europën.