Jemi shumë afër startit të afatit kalimtar veror ku jemi duke shpresuar të shohim një verë shumë të ‘nxehtë’ sa i përket transferimeve verë kjo që ndoshta do të jetë e fundit që do të bëhen transferime të mëdha pasi shumë shpejtë klubet nuk do të kenë mundësi të shpenzojnë shumë para për transferime të lojtarëve.
Kanë ndodhur shume spekulime rreth lojtarëve të La Ligas të cilët kërkohen nga Top-klube angleze, ndërsa qeshmesport.blogspot.com sjell për ju vizitor të nderuar pesë lojtarë të kampionatit spanjoll të cilët në sezonin e ardhshëm kanë gjasa të mëdha të jenë duke bartur një fanellë të ndonjë klubi nga kampionati anglez.
1- Bojan Krkic (Barcelona, Sulmues, 20 vjeçar)

Gola: 6
Asistime: 2
Skadimi i kontratës: 2013
Çmimi: 15 milion funte
Është paksa si PATO
Bojan Krkic u fut në skenë në vitin 2007, atëherë kur i kishte vetëm 17 vjeç, pavarësisht kësaj ai kurrë nuk ka arritur të jetë standard në formacionin baz të Barcelonës.
Agjenti i Krkic, Zoran Vekic ka diskutuar me zyrtarët e Barcelonës ndërsa e ardhmja e lojtarit te klubi Blaugran është tepër e shkurtër.
Për lojtarin interes të madh kanë shprehur Arsenali dhe Liverpooli ku njëri prej tyre sipas të gjitha gjasave në fund të këtij sezoni do të siguroj shërbimet e 20 vjeçarit.
2- David De Gea (Atletico Madrid, Portier, 20 vjeçar)

Golat e pranuar: 43
Porta e pastër: 11
Skadimi i kontratës: 2012
Çmimi: 17.5 milion funte
Është paksa si Iker Casillas
Performanca e De Geas në këtë sezon me Atletico Madridin ka tronditur top-klubet Europiane ku vlen të përmendet Manchester United i cili për një kohë të gjatë dhe me një ngulm të madh është duke kërkuar të siguroj shërbimet e 20 vjeçarit.
Portieri aktual i Djajve Van der Saar në sezonin e ardhshëm do të pensionohet ndërsa tani pasi United ka dështuar të sigurojë shërbimet e Neuer objektivi kryesor i tyre për portë është David de Gea i cili thjeshtë është mahnitës.
Padyshim nëse transferojnë këtë portier atëherë porta e Manchester United do të jetë në duart e sigurta.
3- Ricardo Kaka (Real Madrid, Lojtar kreativ, 29 vjeçar)

Gola: 6
Asistime: 4
Skadimi i kontratës: 2015
Çmimi: 30 milion funte
Është paksa… vetëm si KAKA
Forma e Kakas me Milanin ishte mahnitëse ku i vetëm ky lojtar arriti t’i sjell Rosonerëve një numër të madh trofesh ku vlen të përmendet edhe ai i Ligës së Kampionëve.
Pothuajse i vetëm kreu tërë detyrën e klubit. Mirëpo viti 2009 ishte fatal për të ,vit ky që ai u transferua te Real Madridi për një shumë mjaft të madhe parash.
Ai kurrë nuk ka arritur të gjej formën e tij te Madrilenët ndërsa dy klubet angleze që shquhen për transferime maramendëse, Chelsea dhe Manchester City janë duke vëzhguar në çdo kohë situatën e brazilianit.
Manchester City në Janar të vitit 2009 ka bërë një ofertë prej 100 milion funte për brazilianin por ky transferim nuk u krye për shkak të rregullave të UEFAS.
Sidoqoftë, Blutë nga Londra dhe klubi nga Eastlands gjatë këtij afati kalimtar veror nuk do të dorëzohen pa siguruar shërbimet e 29 vjeçarit.
4- Pablo Osvaldo (Espanyol, Sulmues, 25 vjeçar)

Gola: 11
Asistime: 3
Skadimi i kontratës: 2015
Çmimi: 12 milion funte
Është paksa si Diego Milito
Argjentinasi është duke krijuar impakt në Spanjë me klubin e tij në këtë sezon dhe për këtë arsye ai ka tërhequr vëmendje të mëdha nga shumë klube angleze.
Manchester United, Tottenham, Everton dhe Fulhami, të gjithë këta janë në garë për të siguruar shërbimet e 25 vjeçarit.
Tottenhami ka gjasa më të mëdha për të siguruar shërbimet e këtij lojtari pasi trajneri, Redknapp ka shprehur një interes të madh për të kunddrejtë klubeve tjera të cilët vetëm kanë shprehur një admirim të thjeshtë për këtë lojtar.
5- Diego Perotti (Sevilla, Lojtar kreativ, 22 vjeçar)

Gola: 4
Asistime: 6
Skadimi i kontratës: 2016
Çmimi: 13.5 milion funte
Është paksa si Aaron Lennon
Me klasin e një lojtari, Diego Perotti është duke u vëzhguar nga disa klube angleze.
Klubet në fjalë janë, Tottenhamit, Evertoni dhe Newcastle të cilët kanë shprehur interes serioz për lojtarin i cili gjithashtu mund të luaj edhe në krahun e majtë të mesfushës.
Sevilla momentalisht gjendet në një pozitë të palakmueshme financiare, dhe largimi i Perottit në drejtim të njërit nga këto klube angleze nuk do të jetë ndonjë problem i madh.