
Shqipëria do të zhvillojë në datën 20 qershor një miqësore luksi ndaj Argjentinës, u konfirmua gjatë ditës së sotme.
Lajmi u bë zyrtar njëkohësisht nga burime të Federatës Shqiptare të Futbollit, FSHF dhe nga Federata Argjentinase.
Ndeshja do të luhet në datën 20 qershor, në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit, i njëjti stadium që pret edhe ndeshjet e River Plejtit.
Miqësorja do të jetë takimi i fundit i kombëtares argjentinase, përpara se të debutojë në Kupën e Amerikës.