
Mbrojtësi i Interit, Walter Samul është i kënaqur që është rikthyer nga lëndimi dhe tani është i gatshëm për fushat e gjelbërta.
“Unë ndihem shumë mirë dhe jam i kënaqur që kam mundur të luaj disa minuta të ndeshjes së fundit. Unë duhet të falënderoj stafin mjekësor për punën që kanë bërë pas lëndimit tim, familjen time e cila çdo herë ka qenë me mua dhe të gjithë fansat”.
“Unë kisha besim. Pas operacionit unë kam biseduar me doktorët, të cilët më kanë thënë se mund të luaj përsëri. Tani, unë jam shumë i lumtur”, tha Samuel për Inter Channel.
Samuel u lëndua në ndeshjen e 6 Nëntorit kundër Brescias dhe që nga ajo kohë ai nuk ishte në gjendje të futet në fushat e lojës deri në ndeshjen e fundit kundër Napolit.