11 maj 1985. Një ndër ditët më të zeza në historinë e futbollit. Zjarr në tribunën e stadiumit në ndeshjen e Ligës së 3-të të Anglisë ndërmjet FC Bradford City dhe Lincoln City.
Ndërsa loja po zhvillohej normalisht, merr flakë një shtyllë në tribunë. Për një kohë të shkurtër prej vetëm 4 minutash, e tërë tribuna merr flakë. Epilogu i kësaj tragjedie ishte i rëndë, 56 tifozë të vdekur dhe 265 të tjerë të plagosur.