Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney pranon se ai kënaqet duke luajtur në krah të Meksikanit, Javier Hernandez.
“Pozita që kam luajtur, pikërisht prapa Javier, ka qenë shumë pozitive për ekipin. Nuk kam nevojë të ndihmoj në mesfushë kur nuk e kemi topin”.
“Por po ashtu ndjej që mund të kem ndikim te ekipi, pikërisht siç dua unë”.
Sonte Manchester United takohet me Barcelonën në finale të Champions League në Wembley të Londrës.