Saturday, May 28, 2011
Lotito: Lazio nuk ka pasur oferta për Zaraten
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka theksuar se klubi nuk ka pranuar ndonjë ofertë për sulmuesin e tyre, Mauro Zarate.
Reprezentuesi Argjentinas ka shënuar nëntë gola në 35 paraqitje këtë sezon, por e ardhmja e tij te klubi Biancocelest mbetet e paqartë.
“Nuk ka ndonjë ofertë për Zaraten”,deklaroi 54 vjeçari për Corriere dello Sport.
Lazio këtë sezon ka pasur formë më të mirë nën drejtimin e Edy Rejas, përkundër faktit se ka dështuar të përfundoj në vendin e katërt, pozitë në të cilen gjendet Udine.
Labels:
lajme