
Pas Lionel Messit, edhe Cristiano Ronaldo ka nisur të thyejë rekorde. Ylli portugez shënoi të shtunën 4 gola ndaj Sevillës, kurse mbrëmë edhe tri të tjera kundrejt Getafes.
Ky ishte rasti i gjashtë në këtë sezon për yllin portugez i cili shënon tre gola në një ndeshje, një shifër të cilën nuk e kishte arritur asnjë futbollist tjetër në histori të kampionatit spanjoll. Këta tre gola i kanë shërbyer për një objektiv të dyfishtë.
I pari ishte se iu afrua edhe më tej rivalit të madh, Leo Messi, që ka shënuar 52 gola këtë sezon.Por tani portugezi ka vetëm 3 gola më pak se argjentinasi, në të gjitha kompeticionet.
Kurse, sa i përket La Ligas, Ronaldo është përpara numrit 10 të Barcelonës, 36 me 31, me gola për Ronaldon.
Ndërkohë, objektivi i dytë ishte ai i mposhtjes së rekordit historik të Madrilenëve. Asnjë futbollist nuk e ishte kaluar kurrë rekordin e legjendës Ferenc Puskas, i cili në sezonin 1959/60 shënonte 47 gola.
Këtë e arriti mbrëmë mesfushori sulmuesi portugez, i cili arriti në kuotën e 49 golave në sezon në të gjitha kompeticionet.