
Jose Mourinho dëshiron ta transferojë Zlatan Ibrahimovicin tek Real Madrid.
El Mundo Deportivo thotë se trajneri i Real është i interesuar mbi një transferim të sulmuesit të AC Milan gjatë kësaj vere.
Mourinho është i bindur se Ibra është një qendër sulmues që mund të bëj më të mirën në këtë sistem loje – si Didider Drogba tek Chelsea.
Një pengesë duket të jetë Kaka, pasi Mourinho dëshiron ta shkëmbejë Brazilianin për Ibran. Sidoqoftë, Real Madrid do të preferonte një largim tijin në Angli, pas interesimit të disa klubeve.
Chelsea dhe Manchester City janë të interesuara mbi shërbimet e ish-asit të Milanit.