
Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson është duke përgatitur një ofertë shokuese për të transferuar superyllin e Arsenalit, Samir Nasrin.
L’Equipe raporton se Ferguson nuk është i kënaqur me mesfushën e tij ndërsa me transferimin e Nasrit kjo pjesë e fushës do të kompletohej në tërësi.
Nasri shihet si zëvendësim perfekt për veteranin, Paul Scholes i cili sipas të gjitha gjasave pas finales së Ligës së Kampionëve do t’i thotë lamtumirën e fundit karierës së tij si lojtar.