
Giuseppe Marotta dhe drejtori sportiv, Fabio Patrici sot do të jenë në Londër për tu takuar me drejtuesit e Tottenhamit dhe Arsenalit.
Juventusi do të mbaj takim me drejtuesit e Tottenhamit për të siguruar shërbimet e Aaron Lennon ndërsa te Arsenali ata kërkojnë sulmuesin, Theo Walcott.
Marotta dhe Patrici kanë biseduar gjithashtu edhe me drejtuesit e Manchester United për të transferuar Nanin por kjo bisedë arriti në ‘zero’ pasi United nuk dëshiron ta shesë yllin portugez.