
Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt beson se ai është duke kaluar momente më të mira me Liverpoolin duke i quajtur këto momente si forma jetësore e tij.
Dirk Kuyt ka shënuar tetë gola në shtatë ndeshjet e fundit në Premier League për Liverpoolin, dhe tani totali i golave të tij është 14.
Kuyt ka folur pak për faqen zyrtare të klubit para fillimit të ndeshje ndërmjet The Redsave dhe Fulhamit duke thënë se ai është tepër i kënaqur me formën e tij në ndeshjen e fundit.
“Është forma ime më e mirë që kur unë erdha te Liverpooli. Unë kam shënuar shumë gola me Holandën dhe unë kam shumë momente të mira me Liverpoolin në një ligë e cila është shumë vështirë për tu luajtur”.
“Unë jam shumë i lumtur me formën time dhe shpresoj se do të vazhdoj kështu deri në fund të këtij sezoni”.
“Unë ndihem shumë mirë. Unë kam besim. Në pjesën e parë të sezonit unë pata disa probleme me lëndime dhe ishte një kohë shumë e vështirë për mua”.
“Sidoqoftë, në disa muajt e fundit unë jam ndier shumë mirë dhe ndeshjen kanë shkuar shumë mirë për mua dhe për klubin. Ne kemi fituar shumë ndeshje rradhazi”, tha Kuyt.