
Aksionarja e AC Milan, Barbara Berlusconi pranon se ata duhet investuar më shumë tek të rinjtë për në skuadrën e tyre, edhe pse ata kanë fituar Scudetton këtë sezon.
“Jam shumë e lumtur që kemi arritur këtë objektiv, por duhet të jetë një pikë fillimi për të ndërtuar Milanin e ri”,deklaroi ajo për Corriere dello Sport.
“Ëndrra jonë është ta shohim Milanin edhe 25 vite të tjera të suksesesshëm. Pas kësaj, është klubi më i trofeshëm në botë dhe nuk duam ta humbim këtë rekord”.
“Do të doja të ndërtoj një ekip që fokusohet tek të rinjtë”.