Është Joanna Krupa, super-modelja polake imazhi i Euro 2012. Modelja, vajza e një miliarderi hotelesh në Poloni është zgjedhur si figura mediatike e Europianit.
E lindur në Varshavë më 23 Prill 32 vite më parë bukuroshja jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe pse është tepër e lidhur me vendlindjen e saj. Joanna është një modele e sukseshme përtej oqeanit dhe fituesja e një prej edicioneve “Dancing With The Stars” në Amerikë.
Organizatorët e Europianit që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni kanë zgjedhur pikërisht Joanna Krupa si imazhin e këtij kompeticioni.