Një tifoz i Manchester City është plagosur me thikë natën e kaluar në Napoli. Sipas asaj që raporton Policia e Napolit, pas ndeshjes Napoli-Manchester City, djaloshi anglez ishte duke dalë nga Stacioni Marittima në Varco Pusacane, është sulmuar nga një grup të rinjsh napolitanë të mbuluar me kapuç në bordin e disa motorave scooter.
Tifozi i Manchester City është goditur në anën e majtë të trupit por nuk është në rrezik për jetën. Mjekët thonë se i riu duhet të qëndrojë 5 ditë në regjim shtrati në spitalin e Napolit.