Javier Zanetti është një legjendë te Inter dhe tifozët e tij. Argjentinasi që militon prej 1995 në klubin zikaltër dhe që prej asaj dite është një prej më të adhuruarve në San Siro kur luan Inter. Njeri i madh jo vetëm në fushë por edhe në jetën e përditshme.
Ajo që e lidh Interin me kapitenin e saj, Javier Zanetti është më shumë se njerëzore. Për të nderuar futbollistin "simbol" të klubit zikaltër del në treg libri "757 Javier Zanetti- Rekord i besnikërisë".
Ky libër është botim i Shtëpisë Botuese "Skira" dhe në të shkruhet e gjithë karriera e argjentinasit, kryesisht ajo te Inter gjatë presidencës së Massimo Moratti.
Më shumë se 100 foto do të ilustrojnë historinë e Javier Zanetti te Inter, nga 1995 deri tek tripleta e 2010.