
Legjenda e Real Madridit ka konfirmuar se ai do të jetë drejtor i futbollit te Los Blancos që do ta fillojë atë detyrë që nga e dita e hënë dhe do të jetë pranë portugezit Mourinho.
"Trajneri, Jose Mourinho ka ndikuar në këtë vendim por edhe presidenti, Florentino Perez dhe jam i sigurt që sëbashku do të bëjmë gjëra të bukura".
"Do të shohim se për çfarë detyrash do të jem i angazhuar, por unë do të jem në rolin e ri nga e hëne deri në fund të sezonit dhe për këtë detyrë që do të kem do të bëj të pamundurën për të triumfuar sëbashku me ekipin", tha Zidane për Marca