Wednesday, July 6, 2011

Xavi:Sanchez njeriu i duhur për Barçën


Mesfushori i Barcelonës dhe i Kombëtares Spanjolle, Xavi Hernandez ka thënë se sulmuesi i Udineses, Kiliani, Alexis Sanchez do të ishte një transferim i përkryer i klubit të tij.

"Unë e njoh plotësisht mirë Sanchezin pasi luajtëm kundër njëri-tjetrit në Kupën e Botës 2010. Ai është i shkëlqyer dhe do të ishte një transferim perfekt dhe i nevojshëm për ne".

"Unë e kam parë disa herë atë të luajë për Udinesen dhe ai ka luajtur në një nivel tepër të lartë", tha Xavi për Sport