Wednesday, July 6, 2011

Vllaznia kërkon fitore edhe në shtëpi


Xhevahir Sukaj, njeriu gol i Vllaznisë në ndeshjen e parë kundër Birkirkara, e vlefshme për Europa Ligë, beson në kualifikimin e shkodranëve, pavarësisht se asgjë nuk është vendosur.

Sulmuesi kuqeblu, vlerëson skuadrën malteze dhe shprehet se do të preferonte suksesin e skuadrës, më shumë se një tjetër gol të tij.

"Të fitojmë njëherë. Të kalojmë turin matematikisht dhe goli është pak pa vlerë sesa fitorja e ekipit tonë. Duhet një mobilizim maksimal si në ndeshjen e parë ashtu dhe në atë të kthimit sepse janë një ekip me vlera",thotë Xhevahir Sukaj, sulmues i Vllaznisë.