
Edhe Vllaznia ka arritur ta kalojë raundin e parë ashtu si Flamurtari të Europa Ligë pasi barazoi në ndeshjen e kthimit të luajtur në Shkodër në Stadiumin Loro Boriçi me rezultatin 1-1.
Një ndeshje që filloi me një shpejtësi dhe agresivitet nga të dyja palët.Vllaznia shënoi me anë të Vajushit në minutën e 4′.
Një avantazh që nuk u mbajt shumë pasi në minutën e 17′ skuadra malteze,Birkirkara ka barazuar me anë të Silva.
Vllaznia ka arritur të kualifikohet pasi fitoi në ndeshjen e parë të luajtur në Maltë me rezultatin 1-0 me gol të Sukaj.