
"Sneijder është lojtari perfekt për ne dhe i gjithë ekipi e do atë të luajë me ne sezonin e ardhshëm pasi ai është lojtari ideal për United", tha René Meulensteen për të përditshmen angleze Daily Mirror.
Zëvëndës trajneri i i Sir Alex Ferguson ka shprehur mendimin e tij për mesfushorin e Interit,Wesley Sneijder duke thënë se ai nuk mund të luajë dot në ndonjë ekip tjetër përveç United dhe Kampionatit Anglez.
United tashmë po mendon ta transferojë holandezin e Interit pasi ai është e vetmja alternativë për mesfushën e United pas humbjes së Nasris.Ato janë të gatshëm të paguajnë rreth 40 milion euro për Sneijder.
Tashmë largimi i tij mund të duket i sigurt pas ardhjes së mesfushorit argjentinas Alvarez tek Interi.