Thursday, July 21, 2011
Tottenham mendon seriozisht për Adebayor
Trajneri i skuadrës angleze të Tottenham Hotspur, Harry Redknapp, ka njoftuar për interesimin e Spurs për sulmuesin e Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor.
"Kam biseduar me udhëheqësit e klubit, është një sulmues që e dua në ekipin tim. Do të mundohemi ta formojmë një ofertë për ta pasur këtu sezonin e ardhshëm, ndoshta si huazim", tha trajneri anglez për The Sun.
Edhe klubi madrilen po mendon ta blejë përfundimisht ish futbollistin e Arsenalit, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Manchester Cityt, Roberto Mancini.
Labels:
lajme