Monday, July 4, 2011

Skandal trukimesh edhe në Turqi


Nuk reshtin skandalet e trukimeve dhe tashmë shafen edhe në Superligën Turke ku në mëngjesin e sotëm janë arrestuar jo pak por lot 40 persona ku janë të përfshirë edhe disa presidentë klubesh.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe policia lokale ku tregon se në mes të arrestuarve është edhe drejtues të ekipeve më të njohura në turqi si dhe trajnerë,lojtarë.

Policia raporton se tashmë çdo gjë do të shkojnë në gjykatë dhe Federata e Futbollit Turk do të vendosë gjithshtu dhe shumë shpejt do të kemi një përgjigje rreth këtij skandali.

Në mes të arrestuarve është Presidenti i Fenerbahces,Aziz Yildirim gjithashtu edhe dy lojtarë të Fenerbahce dhe dy drejtues të tjerë emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Policia raporton se janë nën investigim dy ndeshjet e Fenerbahces ajo ndërmjet Eskisehirspor dhe Sivasspor.

Por të arrestuar ka pasur edhe nga ekipi nën-kampion të turqisë,Trabzonspori por deri në këto momente nuk bëhen të ditur emrat e personave të arrestuar tek kampi i Trabzonit.