
Mesfushori i Portos, Joao Moutinho, duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi portugez këtë verë, pavarësisht nga largimi i trajnerit, Villas Boas këtë gjë e ka shprehur vetë ai.
24-vjeçari thotë se ai është shumë krenar nga interesimi i Chelseat, por thekson se nuk e ka ndërmend të largohet nga Portugalia.
"Unë nuk di asgjë. Është mirë kur emri juaj lidhet me një klub të madh, siç është rasti i Portos, ku unë shpresojë që të vazhdojë të luajë këtu".
"Do të vazhdojë të përfaqësojë dhe ta ndihmojë Porton për t′i arritur objektivat e tij. Në këtë sezon do të mundohemi të fitojmë ato që i kemi fituar vitin e kaluar", përfundojë Moutinho.