Sunday, July 17, 2011

Mancini kërkon Agueron dhe Nasri


Trajneri i CItyt Roberto Mancini e ka shprehur interesimin për dy futbollistët e shquar, sulmuesin argjentinas Sergio Aguero dhe mesfushorin francez Samir Nasri.

Menaxheri italian i Manchester Cityt e sheh sulmuesin e Atletico Madridit si zëvendësues ideal të Carlos Tevez, i cili mund të largohet nga Anglia gjatë verës.

"Për momentin jemi duke pritur. Nëse e humbin Tevezin, Aguero është lojtari që mund të luajë në City sepse është i ri dhe lojtar i mirë si Carlos".

"Ai mund të shënojë shumë gola dhe mund të luajë së bashku me Balotellin e Dzekon", tha Mancini për Sky Sports News.