Thursday, July 21, 2011
Lala lë futbollin sezonin tjetër
Altin Lala do t′i japë fund karrierës së bujshme si futbollist vitin tjetër.Futbollisti shqiptar kohë më parë e vazhdoi kontratën me Hannoverin edhe për një sezon.
"Do të luaj këtu edhe një sezon, më pas do ta përfundoj karrierën", tha për ueb faqen gjermane ′dewezet.de′ përfaqësuesi shqiptar, i cili i kaloi 13 vjet në klubin gjerman.
Lala, i cili ishte kapiteni i Hannoverit në periudhën 2004-2007, ka ambicie ende. Ai zhvilloi 290 takime me ekipin kuq e zi, ndërsa shpreson të arrijë në 300 këtë sezon. Nëse jo si titullar, ai shpreson të luajë në disa prej ndeshjeve sezonin e ardhshëm në Bundesliga.
Lala, të cilin e përshkuan lëndimet në sezonet e fundit, është i kënaqur me fazën përgatitore që po e zhvillon me Hannoverin. Veterani i mesfushës dëshiron t’u tregojë futbollistëve të rinj se edhe futbollistët më të shtyrë në moshë mund të luajnë mirë.
Labels:
lajme