Sunday, July 3, 2011

Edhe Kolumbia është më e mirë se Argjentina


Skuadra kolumbiane ka triumfuar në ndeshjen e parë të tyre në Kupën e Amerikës kundrejt skuadrës së Kosta Rikës me rezultatin 1-0 gjë kjo që i bën ato të jenë në vendin e parë për momentin.

Me fillimin e pjesës së parë në minutën e 28′ Kosta Rika ka mbetur me 10 lojtarë pasi Brenes është larguar pasi mori karton të kuq. Kjo ishte diçka pozitive për Kolumbinë.

Një gol i Adrian Ramos në minutën 45′ e cila tregon fundin e pjesës së parë i ka bërë ato të kalojnë në avantazh dhe me atë gola arrijnë të marrin një fitore mjaft të vlefshme.

Me këtë fitore ato ndodhen në vendin e parë duke qëndruar mbi skuadrën e yjeve atë të Argjentinës që ka vetëm një pikë pasi barazoi me Bolivinë me rezultatin 1-1.