Tuesday, July 5, 2011

Casillas-it i hiqet shiriti i kapitenit


Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është duke menduar t′ia heqë shiritin e kapitenit, Iker Casillasit.Mourinho nuk ka asnjë problem me ikonën e Realit, por mendon se ka nevojë që një lojtar i pazbuluar të mbajë shiritin e kapitenit.

Nëse vërtetë Casillasit do t′i merret shiriti i kapitenit atëherë favorit që tash e tutje të jetë kapiten është ish-mesfushori i Liverpoolit, Xabi Alonso.

E përditshmja spanjolle sportive Marca raporton se Mourinho është menduar mirë për këtë gjë edhe pse e di se ky vendim do të krijojë polemika.