
Ka sjellë diskutime dhe polemika të shumta në Spanjë, vendimi i Federatës për të zhvilluar ndeshjen e kthimit të finales së Superkupës së Spanjës, e cila për të disatën herë në këtë sezon do të jetë mes Realit të Madridit dhe Barcelonës në orën 23.00 të mbrëmjes, në stadiumin Kamp Nou dhe bëhet fjalë për ndeshjen e kthimit.
Ky është një vendim që është marrë edhe për shkak të kalendarit ndërkombëtar, pasi data e zgjedhur 17 gushti që do të luhet ky takim është edhe datë e ndeshjeve kualifikuese të Champions League dhe UEFA nuk kërkon nëvlerësime për këto ndeshje të rëndësishme dhe për të drejtat televizive.
Takimi i parë i finales së Superkupës Spanjolle mes Realit të Madridid dhe Barcelonës do të luhet më 14 gusht, ditën e dielë në Santiago Bernabeu në orën 22.00, ndërsa ai i kthimit tre ditë më pas, në datë 17 në orën 23.00, në Kamp Nou.
Tani të bëjmë disa llogari të thjeshta. Superndeshja e Spanjës dhe klasikja e futbollit do të përfundojë në orët e para të mëngjesit të së enjes ose më saktë në orët kur njerëzit argëtohen dhe shkojnë në diskoteka .Në hipotezën më të mirë të mundshme duke llogatirur zhvillimin e vetëm 90 minutave dhe ndonjë shtesë të mundshme, Barca -Real do të përfundojë në orën 12 e 50 pas mesnate. Por nuk duhet harruar se finalja e Superkupës zhvillohet me dy ndeshje dhe duhen llogaritur edhe kohët shtesë por edhe gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltisë e cila mund ta zgjasin takimin deri në orën 1 e 30 të mëngjesit të së enjtes së 18 gushtit .
Por kujdes, nuk mbaron me kaq. Duke parë se do të dorëzohet edhe Kupa dhe tifozët mund të asistojnë në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve dhe të trofeut dhe ka nga ata që do e shijojnë eventin deri në fund, por ka më keq pasi ka edhe nga ata që duan edhe të dëgjojnë intervistat ,analizat dhe moviolën ,dhe më pas kapuçino dhe brioshë , Barca -Real finale, perfekte pë r ata që nuk kanë gjumë.