
Argjentina i ka thënë lamtumirë Kupës së Amerikës pasi është eleminuar nga skuadra e Uruguajit me anë të 11-metërshave dhe fatin e Argjentinës e ka vendosur Tevez pasi ai ishte i vetmi që ka humbur 11-metërshin.
Nuk kanë mjaftuar 120′ minuta lojë për të vendosur se cili ekip do të kalonte në gjysmëfinale por janë dashur pikërisht 11-metërshat.
Një ndeshje ku ka pasur emocion dhe tension pasi janë ndëshkuar me kartona të kuq Perez dhe Mascherano dhe të dyja ekipet e kanë përfunduar takimin me nga 10-të lojtarë.
Koha e rregullta ka përfunduar me rezultatin 1-1 pasi shënuan Perez në minutën e 5′ për Uruguajin dhe Higuain në minutën e 18′ për Argjentinën.
Pas përfundimit të kohës së rregullt është luajtur edhe koha shtesë prej 30′ minutave ku nuk ka shënuar asnjë ekip dhe janë dashur 11- metërshat për të vendosur mbi fatin e takimit.
Ishte pikërisht humbja e 11-metërshit nga ana e Carlos Tevez ajo që e ka vendosur mbi fatin e Argjentinës duke e eleminuar atë pasi ishte edhe vendi organizator.
Shikoni Golat: