
Golfisti Amerikan Tiger Woods, që nuk ka fituar asnjë turne që prej nëntorit 2009, mbetet gjithësesi sportisti më i pasur në botë. Kështu thotë revista prestigjoze "Forbes" .
Ai ka lënë pas yllin e basketbollit amerikan Kobe Bryant, me 53 milionë $.
Në vendin e tretë është një tjetër sportist amerikan, LeBron James, me 48 milion $, i ndjekur nga tenisti Zviceran Federer me 47 milion $.
Më i pasuri mes futbollistëve është David Beckham, me 40 milionë $, duke lënë pas Cristiano Ronaldo me 38 milion $ dhe Messi me 32 milion $.