Thursday, June 2, 2011

"Çmendet" Katari, 36 milionë euro në sezon Guardiolës


Guardiola është lidhur me një kalim të mundshëm si trajner në Lindjen e Mesme, teksa Federata e Futbollit e Katarit është e gatshme t′i paguajë atij një shumë marramendëse prej 36 milionë euro, për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar.

Guardiola tha në fillim të këtij sezoni, se qëndrimi i tij në "Camp Nou" është drejt fundit dhe ish-lojtari i kombëtares së Spanjës pritet të largohet nga katalanasit, në momentin që kontrata do t′i skadojë në verën e 2012-s.