Carlo Ancelotti dhe Rafa Benitez janë emrat më të përfolur për pankinën e Aston Vilës. Pas lamtumirës për probleme shëndetësore të Gerard Houllier, klubi i Birmingamit ka vënë në shenjestër dy teknikët.
Sipas "Mirror", Ancelotti që disa herë ka theksuar se do të qendrojë në Britaninë e Madhe, mund të pranojë propozimin e pronarit ambicioz Lerner.
Ndërkohë "Sky Sports" ka folur për një kontakt mes Benitez-aston Villa që dita ditës bëhet me i vërtetë