Sunday, June 5, 2011
Abramovich, 60 mil. € për Cesc
Chelsea i është bashkuar luftës me një ofertë prej 60 milionë € për kartonin e kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas.
The Daily Star Sunday thotë se Cesc është bërë transferi më i nxehtë në tërë botën, pasi Chelsea dhe Inter i janë bashkuar garës për shërbimet e mesfushorit Spanjoll.
“ Dy lojtarë që Abramovich gjithmonë ka dëshiruar t’i ketë nga klubet Angleze, ishin Fernando Torres dhe Fabregas”.
“Ai e transferoi Torresin nga Liverpool në Janar për 50 milionë € dhe do të dëshironte të bëjë një ofertë të ngjajshme për Fabregas”.
“Abramovich i pëlqen se si luan Barcelona, por do të ishte e pamundur transferimi i Messit, Iniestas apo Xavit”, thotë një burim i Chelseat.
Labels:
lajme