Wednesday, May 25, 2011

Zyrtare: Pirlo, lojtar i Juventusit


Juventus ka njoftuar se ata kanë nënshkruar me mesfushorin e Milanit, Andrea Pirlo, i cili do të mbetet në Torino deri më 30 Qershor,2014.
Ish-kampioni Italian dhe Europian njoftoi në website zyrtar të klubit të Martën mbrëma, se pas testeve mjekësore këtë mëngjes, ka vendosur që t’i përkushtohet klubit për tre vitet e ardhshme.
“Andrea Pirlo është zyrtarisht lojtar i Juventusit. Klubi ka arritur marrëveshje me mesfushorin”, shkruhet në website.
“Kontrata vlen që nga 1 Korriku 2010, deri më 30 Qershor 2014. Këtë mëngjes, Andrea Pirlo i është nënshtruar testeve mjekësore për Juventusin”.