Wednesday, May 11, 2011

Zyrtare: City në Ligën e Kampionëve


Manchester City ka shënuar fitore shumë shumë të rëndësishme kundër Tottenhamit me rezultat minimal duke siguruar kështu vendin e katërt, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve.Padyshim që figura më tragjike e këtij takimi ishte sulmuesi i Tottenhamit, Petr Crouch i cili në minutën e 30-të shënon autogol për ta dërguar Manchester Cityn në epërsi.
Ndeshja deri në fund të pjesës së parë ishte shumë dramatike me një dominim të Tottenhamit që kërkonte të shënonte me ngulm golin e barazimit.
Pjesa e dytë kaloi në tërësi në dominim të Tottenhamit, por mbrojtja e fortë e Manchester Cityt bëri që ata të mos pranojnë asnjë gol deri në fund të takimit dhe kështu ta fitojnë këtë ndeshje me rezultat minimal 1-0.
Me këtë fitore Manchester City forcon vendin e katërt me 65 pikë, shtatë më shumë se Liverpooli që është në vendin e pestë.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe dy ndeshje ndërsa Manchester City edhe matematikisht ka siguruar vendin e katërt vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve.