Friday, May 20, 2011

United ka hequr dorë nga Sneijder


Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, ende mbetet tratativa kryesor për mesfushën e Manchester United, gjatë merkatos verore. Por sipas zërave më të fundit drejtuesit e Unitd e kanë harruar Sneijderin.

"The Mirror" raporton se trajneri i United, Sir Alex Ferguson është gati të shpenzoj mbi 60 milionë € këtë merkato. Por deri tani Interi nuk ka pranuar asnjë ofertë nga United.

Kjo bën që United të mendojë për Marek Hamsik e Napolit dhe të riun Jack Rodwell të Everton, janë dy lojtarë të cilët janë në listën e mesfushorëve tek United, për të zëvendësuar Schols.