Wednesday, May 4, 2011
Talenti kosovar, Kamer Qaka nën vëzhgim të Barcelones,
Kamer Qaka është transferimi më i ri tek klubi Valerenga. Babai Adem njofton se Barcelona dhe Werder Bremen është nën vëzhgim.“Kam trajnuar me Valerengan disa muaj dhe jam kënaqur shumë.Qëllimi im është të bëhem një futbollist i madh, por tani mendoj se sfida ime përket këtu me Valerengan”, tha 14-vjeçari, i cili ka trajnuar me tre ose katër lojtarë më të vjetër se ai që nga koha kur ishte 11-vjeç.
“Më ka ndihmuar shumë të luaj me lojtarë më të vjetër. Jam bërë më i shpejtë dhe i vështirë me top. Dua të trajnoj sa më mirë me Valerengan që kur të bëhem 16 vjeçar të luaj në klube të mëdha, por ëndrra ime është të luaj tek Manchester United”.
Drejtori i zhvillimit të lojtarëve në Valerenga, Per Inge Jacobsen tha:
“Herën e parë që e pashë ai ishte shumë më i shquar se lojtarët që ishin një vit më të vjetër se ai dhe që luanin në sipërfaqe të mëdha.
Ai aktualisht ka teknikën më të mirë, është shumë i shpejtë dhe luan me dy këmbë”.
Labels:
lajme