
Dy lojtarët kryesorë të Interit, Maicon dhe Wesley Sneijder janë drejt largimit nga Interi në qoftë se do të vinte një ofertë konkrete dhe bindëse nga ndonjë klub i njohur europian.
Për momentin Maicon ndodhet në Brazil pasi ai nuk do të luajë në finalen e Kupës së Italisë pasi ai është skualifikuar për shkak kartonash. Wesley Sneijder është i dëmtuar dhe sipas stafit mjeksor të Interit ai do të jetë i gatshëm ditën e djelë në finalen e kupës kundrejt Romës.