Thursday, May 26, 2011

Parkon Ferrarin në dhomën e ndenjies!


Pronari i një Ferrari, krenar për makinën e tij sportive, e adhuron aq shumë atë sa që e parkon në dhomën e ndenjies. Jon Ryder, 28 vjeçar, pastroi një pjesë nga dhoma e tij e ndenjes dhe drejtoi Ferrarin 355 Spider nëpërmjet një dere garazhi në pjesën e fundme të saj.

Ai tani mund ta shohë me krenari dhe gëzim makinën e tij ndërsa relaksohet në kolltukun e tij dhe sheh programet televizive. Dera e garazhit është e fshehur pas një perdeje - duke i lejuar të "çmendurit" pas makinës një dalje të lehtë kur ai dëshiron të bëjë një shëtitje më Ferrarin e tij.

"Unë e kam patur këtë Ferrari në pronësi për më shumë se tre vite, dhe prapë qesh çdo ditë nga fakti se kam në pronësi makinën time të ëndrrave. Ferrari i jep hijeshi shtëpisë time" ka thënë 28 vjeçari