
Menaxheri ekzekutiv i Interit, Ernesto Paolillo thotë se Milani e ka merituar plotësisht Scudetton, por njëkohësisht shpreson të takohet me ta në Kupën e Italisë, për të fituar një lloj hakmarrjeje në atë takim.
“Në sport ju fitoni dhe humbni. Milan e meritoi. Ata bënë më shumë se ne dhe mendoj se është mirë kështu”,deklaroi Paolillo për shtypin.
“Sa i përket Kupës së Italisë, jemi indifirent ndaj kundërshtarit. Duhet të shkojmë atje për vetveten”.
“Me të vërtetë e dëshirojmë këtë trofe dhe nëse duhet të luajmë kundër Milanit do të ishte një mundësi për hakmarrje”.