
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka thënë se do të shkoj te Manchester United por jo pas largimit të Ferguson por vetëm pas largimit të trajnerit që do të vij pas Fergusonit.
Ish-superylli i Tottenhamit dhe tashmë ekspert i futbollit spanjoll, Gerry Armstrong ka thënë se Mourinho për momentin nuk do të shkoj te United.
"Ai është njeri i mençur. Ju kurrë nuk duhet të nënvlerësoni atë. Ai nuk dëshiron të bëhet trajner i ri për Manchester Unitedin pasi ai ndjenë se trajneri i ri i Djajve do të dështoj".