Saturday, May 7, 2011

Mourinho dënohet zyrtarisht nga UEFA me pesë ndeshje,


Sot e përditshmja sportive spanjolle, "AS" ka raportuar se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është dënuar me shtatë ndeshje moslojë nga Uefa, por tani kemi mësuar edhe zyrtarisht se Mourinho do të mungoj në pesë ndeshjet e klubit të tij.

Në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Uefa konfirmohet se Mourinho është dënuar me pesë ndeshje:

"Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho i cili u largua nga stoli në ndeshjen e parë dhe bëri disa deklarata të kota pas ndeshjes është dënuar me pesë ndeshje moslojë në garat Europiane".

"Mungesa e tij në ndeshjen e kaluar është përfshirë në këto pesë ndeshje. Ndeshja e pestë është suspendim për një period tre vjeçare. Mourinho gjithashtu do të dënohet edhe me 50.000 euro".