Wednesday, May 25, 2011

Messi shpreh admirimin për ‘Chichariton’


Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shprehur admirimin për lojtarin e Manchester United i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me Djajtë, Javier Hernandez.

“Manchester United është një klub shumë i rrezikshëm në të gjitha pozita dhe ata janë shumë të mirë në sulm”.
“Nëse unë do të zgjedhja lojtarin më të mirë nga ta atëherë unë do të them Chicharito”.
“Ai është në formë fantastike… ai është një sulmues i cili lëviz gjatë gjithë kohës dhe është shumë i shpejtë”, tha Messi.